Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë

Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë

Policia Kombëtare e Spanjës ka arrestuar 2 shqiptarë si pjesë e operacionit “LUX”, pasi ka gjetur më shumë se 1000 kilogramë kanabis në një shtëpi fshati në Pelayo, zona e Algecira, e përdorur nga një organizatë kriminale për të fshehur drogën. Të arrestuarit po ruanin depon, të armatosur me tre pushkë automatike tip Kallashnikov (AK-47), të mbushura dhe në gjendje të përsosur pune, të përgatitura për të zmbrapsur çdo përpjekje ndërhyrjeje nga policia ose bandat rivale, thanë autoritetet. Hetimi e identifikoi pronën si një “shtëpi të fshehtë”, një term i përdorur për vendet ku ruhen sasi të mëdha narkotikësh. Droga ishte kontrabanduar përgjatë bregdetit midis Algeciras dhe Tarifa (ngushtica e Gjibraltarit), një rrugë e zakonshme e trafikimit të drogës. Të ndaluarit, dy shtetas me origjinë...