Po riparonte makinën në një servis, humb jetën nga plagët e marra aksidentalisht 23-vjeçari në Librazhd
Në Spitali i Librazhdit është dërguar për mjekim shtetasi L. D., 23 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht gjatë kohës që po riparonte mjetin e tij në servisin e shtetasit I. P. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 23-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv