Po raportonte protestën, dhunohet gazetari në Vlorë, protestuesi në gjendje të dehur e goditi me grusht
FOTO ILUSTRUESE VLORË- Një gazetar është dhunuar ditën e sotme në Vlorë, teksa ishte duke raportuar në një protestë të zhvilluar në qytetin bregdetar. Sipas njoftimit të bluve të Vlorës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, në lagjen “Kushtrimi”, një 33-vjeçar, punonjës Ndërmarrjes së Gjelbërimit të Bashkisë Vlorë, i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka goditur gazetarin G. K., 33-vjeç që po raportonte situatën. Gazetari ka pësuar dëmtime të lehta, ndërsa mësohet se agresoi ka goditur me grushte edhe një 67-vjeçar. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, pasi është është proceduar penalisht për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”. Njoftimi i plotë i Policisë "Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet...
Burimi:
zeri.ai