Po punonte tokën me frezë, humb jetën 36-vjeçari në Fier
Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në fshatin Peshtan Bregas, Njësia Administrative Frakull, Bashkia Fier, ku një 36 – vjeçar i identifikuar si Hamza Duraj , ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës në tokat bujqësore. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, si dhe nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, mësohet se i riu kishte dalë për të punuar tokën me frezë, kur dyshohet se është penguar aksidentalisht dhe ka rënë në tokë. Në ato momente, mjeti bujqësor i ka kaluar sipër trupit, duke i shkaktuar plagë fatale dhe vdekje të menjëhershme. Trupi i pajetë është gjetur nga familjarët, të cilët ishin shqetësuar pasi ai nuk po u përgjigjej thirrjeve telefonike. Ata kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës. Në vendngjarje kanë mbërritur...
Burimi:
top-channel.tv