Po punonte tokën/ Humb jetën tragjikisht 36-vjeçari në Fier, u shtyp nga mjeti bujqësor
Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në fshatin Peshtan Bregas, në Fier, ku një 36-vjeçar i identifikuar si Hamza Duraj, ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës në tokat bujqësore. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, mësohet se i riu kishte dalë për të punuar tokën me frezë, kur dyshohet se është penguar aksidentalisht dhe ka rënë në tokë. Në ato momente, mjeti bujqësor i ka kaluar sipër trupit, duke i shkaktuar plagë fatale dhe vdekje të menjëhershme. Trupi i pajetë është gjetur nga familjarët, të cilët ishin shqetësuar pasi ai nuk po u përgjigjej thirrjeve telefonike. Ata kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe ambulanca, e cila e ka transportuar 36 vjeçarin drejt Spitalit...
Burimi:
top-channel.tv