‘Po na nxjerrin në rrugë’, tregtarët futen me forcë brenda Bashkisë së Vlorës
Dhjetëra tregtarë kanë braktisur ditën e sotme punën për të protestuar kundër largimit nga vendi ku ushtrojnë aktivitetin e tyre prej tre dekadash. Me një të ardhme të pasigurt, ata janë mbledhur para bashkisë, duke kërkuar një zgjidhje nga autoritetet vendore. “Po na heqin pas 30 vitesh këtu. Ku të shkojmë? Jemi hallexhinj, me qira, me fëmijë, pa punë,” shprehet një prej protestuesve, duke përmbledhur dramën ekonomike dhe sociale me të cilën përballen shumë familje. Protestuesit deklarojnë se kanë ndërprerë punën dhe janë në pritje të një takimi me kryetaren e bashkisë Vlorë, Bruna Mersini, për të marrë një shpjegim zyrtar për fatin e tyre. Pavarësisht një takimi të zhvilluar mbrëmjen e kaluar, situata mbetet e paqartë dhe tensioni është në rritje. Skeptikë për një zgjidhje të...
Burimi:
gijotina.com