Po lëvizte me biçikletë, përplaset nga makina një person në Shkodër

Po lëvizte me biçikletë, përplaset nga makina një person në Shkodër

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Shkodër, ku një person është përplasur nga një makinë. Personi i aksidentuar, i cili lëvizte me biçikletë, ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Shkodër/ Informacion paraprak Rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., është përplasur me shtetasin N. Sh., i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi N. Sh., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.