Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Po lejohet ilaçi i ndaluar nga BE/ Medikamenti anti-tumoral u konsiderua i pasigurt, ‘Megapharma’ mori lejen për ta regjistruar
Alarmi evropian për ilaçin antitumorial Nilotinib Pharmascience, ka rënë në vesh të shurdhër në Shqipëri. Kur shteti shqiptar aspiron të anëtarësohet në BE, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore i ka hapur rrugën e regjistrimit, medikamentit të pasigurtë të prodhuar në Maltë, i cili është ndaluar për përdorim nga vende të Bashkimit Europian. Ishte Agjencia Europiane e Barnave që në maj të 2024 vendosi pezullimin e dhjetërave ilaçeve të klinikës indiane Synapse Labs, mes të cilave përfshihej edhe Nilotinib i Pharmascience, ku specifikohej në pikën 5 se për to nuk duhej vijuar procesi i regjistrimit, pasi informacioni klinik u vlerësua i pasaktë dhe janë hasur parregullsi serioze gjatë studimeve klinike me të dhëna jo të besueshme. Në mbrojtje të shëndetit të popullatës, autoritetet rregullatore...