“Po largohem, mos më kërkoni”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë, dyshimet e para

“Po largohem, mos më kërkoni”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë, dyshimet e para

Një 14-vjeçare është larguar mëngjesin e sotëm nga shtëpia dhe ende askush nuk ka dijeni për vendndodhjen e saj. Siç raporton gazetarja e Top Channel Vali Qyrfyçi, mamaja e Brikena Tuskut kërkon ndihmë për gjetjen e vajzës dhe tregon se ajo mund të ketë dalë nga shtëpia rreth orës 06:30, pasi deri në 5 të mëngjesit ajo ka qenë në banesë. Nëna shprehet e bindur për këtë pasi deri në atë orë ka qenë zgjuar, pasi agjëron dhe është ngritur për syfyr. Nxënëse e shkollës Qemal Mici bashkë me dy vëllezërit më të vegjël ajo nuk është paraqitur as në shkollë. Dyshohet se vajza mund të jetë konfliktuar me dikë dhe ka marrë vendimin e largimit nga banesa, duke lënë dhe një shënim “Po largohem,...