Po kthehej nga një mbrëmje me dy shokë, vritet 25 vjeçari shqiptar në Itali, u qëllua me armë nga një makinë në lëvizje (EMRI)

Po kthehej nga një mbrëmje me dy shokë, vritet 25 vjeçari shqiptar në Itali, u qëllua me armë nga një makinë në lëvizje (EMRI)

foto ilustruese ITALI- Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali i vrarë me armë zjarri. Ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Pizës, në Montecalvoli, një fshat i vogël në komunën e Santa Maria a Monte. 25-vjeçari shqiptar Kevin Muharremi është vrarë me armë zjarri teksa po kthehej nga një mbrëmje me dy shokë. Mediat italiane raportojnë se viktima u qëllua me armë zjarri ndërsa udhëtonte me makinën e tij, nga një automjet që udhëtonte paralel me të. 25-vjeçari po udhëtonte në një makinë me dy shokë të tjerë, teksa ai ishte ulur në sediljen e pasagjerit përpara. Dyshohet se shkak është bërë një konflikt i lindur në një klub nate pak para ngjarjes. Ndërkohë, shokët që ishin me të nuk patën lëndime, ndërsa po merren në pyetje nga hetuesit....