“Po hidhem në lumë vëlla!” Gjendet në ujërat e Osumit trupi i pajetë i Ilir Kurtit

“Po hidhem në lumë vëlla!” Gjendet në ujërat e Osumit trupi i pajetë i Ilir Kurtit

Pas një operacioni 10-ditor kërkim-shpëtimi, trup i pajetë i 42-vjeçarit Ilir Kurti është gjetur në lumë, në vendin e quajtur “Ura e Blezënkës”, pranë Kanioneve të Osumit në Skrapar. Sipas burimeve zyrtare, 42-vjeçari i dha fund jetës duke u vetëhedhur në lumë, ndërsa operacioni i kërkimit u krye nga efektivët e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut. Më 20 shkurt, në vendngjarje u gjetën motori me të cilin Kurti lëvizte, disa sende personale dhe telefoni celular, nga i cili rezultoi se ai kishte dërguar një mesazh vëllait të tij, duke njoftuar se po hidhej në lumë. Ky mesazh konfirmoi që vendimi i tij ishte i qëllimshëm dhe paraprirë nga një gjendje e rënduar emocionale. Familjarët tregojnë se Kurti ishte mbyllur prej muajsh në vetvete, duke vuajtur veçanërisht...