Po bënte foto, 69-vjeçarja rrëzohet nga muri rrethues i Kalasë së Beratit

Po bënte foto, 69-vjeçarja rrëzohet nga muri rrethues i Kalasë së Beratit

pamje nga vendngjarja BERAT- Një 69-vjeçare nga Holanda është rrëzuar nga muri i Kalasë së Beratit teksa po bënte foto. Lumnika Kaceli, e cila jeton në Tiranë, po vizitonte Kalanë e Beratit me familjen e saj, por duke bërë foto ka rënë nga një lartësi. Mësohet se ajo ka thyer njërën këmbë dhe ka marrë lëndime të shumta në trup. Ndihmën e parë ia kanë dhënë vizitorët dhe më pas 69 u transportua me ambulancë në Spitalin e Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën./ZËRI