“Plumbi i artë”/ Hoxhaj “zbërthehet”: Do vrisnim Ndocin, “Krymi” ishte porositësi! Debate të forta, ballafaqohet me Alibejn
henrik hoxhaj-Erjon Alibej TIRANË- GJKKO ka mbajtur seancën e radhës për dosjen "Plumbi i artë", ku ka dëshmuar i pandehuri Henrik Hoxhaj. Gjatë dëshmisë së tij, ai ka dhënë deklarime për disa nga ngjarjet e rënda kriminale për të cilat po zhvillohet gjyqi. Hoxhaj ka rrëfyer për atentatin ndaj Altin Ndocit, për të cilin tha se porositësi ishte Erjon Alibej. Sipas tij, ai ishte njoftuar nga Dumani për këtë, teksa tregon se porosia nuk u krye, për shkak të Covid-it në atë kohë. Madje, ai thotë se ka pasur në plan për ta ekzekutuar Ndocin edhe në qeli. “Kam marrë porosi për vrasjen e Altin Ndocit. Kjo për shkak se këta ishin bërë bashkë dhe ishin bërë kundra Krymit. U mor porosia po nuk u...
Burimi:
zeri.ai