“Plumbi i Artë”, Henrik Hoxhaj në GJKKO zbulon shumat e majme që i ofruan për vrasjen e Lulzim Mashës dhe të birit: S’po e kapnim dot

“Plumbi i Artë”, Henrik Hoxhaj në GJKKO zbulon shumat e majme që i ofruan për vrasjen e Lulzim Mashës dhe të birit: S’po e kapnim dot

Henrik Hoxhaj ka dëshmuar sot në Gjykatën e Posaçme si i pandehur në dosjen “Plumbi i Artë”, duke zbuluar detaje të reja mbi ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura në vend. Sipas dëshmisë së tij të siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, ai ka pohuar se Nuredin Dumani i kishte ofruar 100 mijë euro për vrasjen e Lulzim Mashës dhe 150 mijë euro për vrasjen e të birit. “Lulzim  Masha në dijeninë time ka një shkollë private në Tiranë. E ka shtëpinë tek Blloku. Unë kisha porosi nga Nuredin Dumani për djalin e Mashës, jo për Lulzimin. Nuk e mbaj mend emrin e djalit, por Nuredini më tregoi një foto, më tregoi shtëpinë, shkollën. Djalin nuk po e gjenim dot. Njëri nga vëllezërit...