Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
“Plumbi i Artë”/ GJKKO ndan çështjen, Martinaj e Çela do të gjykohen veç nga pjesa tjetër e grupit kriminal
Suel Çela dhe Ervis Martinaj TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur në seancën paraprake të veçojë çështjen ndaj Alket Xhixhës, Florenc Çapjas dhe Elvin Mërlikës, të cilët janë pjesë e dosjes me 11 të akuzuar nga SPAK për përfshirje në grup kriminal. Gazetarja Anila Hoxha raporton se Ervis Martinaj, Talo Çela, Marjus (Suel) Çela do të shqyrtohen të veçuar, të cilët janë shpallur në kërkim dhe ende nuk dihet asgjë për ta. Bëhet e ditur se GJKKO-ja ka kërkuar që Ministria e Drejtësisë t’u drejtohet me një letërporosi autoriteteve belge për ekstradimin e Eljo Bitrit. Më 15 maj 2025, SPAK mbylli hetimet për dosjen “Plumbi i Artë 1” dhe dërgoi për gjykim 11 anëtarët e grupit të strukturuar kriminal duke kërkuar gjykimin për Suel Çelën...