Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
“Plumb kokës, do të të vrasim familjen” Si Meçe tërhoqi ankimimet për tenderat e AKSHI, rrëfimi për pengmarrjen
Deklaruesi ka dëgjuar shoferin, i cili ishte me maskë, duke i folur personit të parë dhe duke i kërkuar të merrte dy çantat e deklaruesit nga bagazhi i makinës së tij. Personi i parë i ka marrë dhe i ka futur në automjet. Pasi janë futur brenda, deklaruesi i ka pyetur: ‘Keni ndonjë letër, ju lutem, ma jepni’. Personi i parë, që ishte në vendin e pasagjerit para, i ka thënë se ishte i arrestuar dhe i ka thënë personit të dytë, në të djathtën e deklaruesit, t’i vinte prangat. Deklaruesi ka kërkuar sërish t’i jepnin dokumentet dhe të lejohej të telefononte familjen. Personi i parë i ka thënë se dokumentet do t’ia jepnin në komisariat, ndërkohë që makina ka lëvizur për të dalë nga...