No Image Available

Plas sherri mes 2 të burgosurve në burgun e Reçit, Astmer Bilali dhe Mikel Thani përfundojnë në spital

Astmer Bilali TIRANË-Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur ditën e djeshme (8 janar) në burgun e Reçit, në Malësinë e Madhe, ku dy të dënuar janë përplasur fizikisht, duke përfunduar me dëmtime të rënda. Konkretisht Astmer Bilali dhe Mikel Thani janë përfshirë në një konflikt fizik mes njëri-tjetrit duke përfunduar në spitalin e burgut në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur po hanin drekë, kur mes tyre nisi një debat i cili degjeneroi shpejt në dhunë fizike. Sipas burimeve, Thanit i janë bashkuar disa të burgosur të tjerë, duke acaruar më tej situatën. Rojet e burgut ndërhynë për të ndarë palët, ndërsa të dy të dënuarit kanë pësuar dëmtime të shumta në trup. Pas sherrit Astmer Bilali dhe Mikel Thani u transportuan drejt Tiranës për të marrë mjekim...