Plas rrëmuja para Kryeministrisë, nis marshimi i turmës në institucione me molotov në duar(VIDEO)

Plas rrëmuja para Kryeministrisë, nis marshimi i turmës në institucione me molotov në duar(VIDEO)

Protestuesit e thirrur nga Partia Demokratike ishin grumbulluar përballë Kryeministrisë me thirrje kundër qeverisë, duke kërkuar ndryshime politike dhe zgjedhje të parakohshme. Situata para godinës së Kryeministrisë u tensionua menjëherë. U hodhen molotov mbi kryeministri. Forca të shumta policie po mbrojnë institucionet. Po hidhet uji mbi protestuesit dhe gaz lotsjellës mbi turmen, e cila ka ikur nga sheshi para kryeministrisë. Po shkojnë drejt ministrive. Edhe te bashkia e Tiranës dhe te ministria e Brendshme po hidhet gaz lotsjellës, ku pamjet japin edhe policë pa maska që mezi marrin frymë. Kjo zonë kontrollohet momentalisht nga policia e turma po largohet në drejtime të tjera. Sasi e madhe gazi lotsjelles është hedhur nga policia pas hedhjes së molotovëve. Pamjet nga gazetari i Koha Jone, Redjon Shtylla. Pas...