Plas molotovi afër selisë së PS-ës, policia hedh gaz lotsjellës

Plas molotovi afër selisë së PS-ës, policia hedh gaz lotsjellës

Foto nga protesta TIRANË- Është përshkallëzuar ndjeshëm protesta e opozitës, ku qindra qytetarë janë drejtuar drejt Bankës së Shqipërisë dhe selisë së PS-së ku kanë hedhur mjete shpërthyese, përfshirë molotovë dhe fishekzjarrë, në drejtim të selisë së Partia Socialiste e Shqipërisë. Si pasojë e tensioneve, flakët kanë përfshirë edhe një automjet policie, ndërsa në zonë janë krijuar momente paniku dhe tymi. Forcat e rendit kanë ndërhyrë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shuar zjarrin. Paralelisht, protesta është zhvendosur në disa pika të kryeqytetit, ku janë raportuar incidente edhe pranë institucioneve të tjera shtetërore. Efektivët e policisë, përfshirë forcat speciale, vijojnë të jenë në terren për të menaxhuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzim të mëtejshëm./ZËRI