Plas grushti brenda zyrave të shtetit, drejtorët rrihen me qyta pistoletash, kunati i Ergys Agasit “masakron”…

Plas grushti brenda zyrave të shtetit, drejtorët rrihen me qyta pistoletash, kunati i Ergys Agasit “masakron”…

Fatmir Metaj, drejtues i një drejtorie në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), është dhunuar barbarisht nga kolegu i tij, Klesti Çela dhe tre persona të tjerë. Shkak është bërë një masë bllokimi që Fatmir Metaj kishte vendosur ndaj një kompanie që derdhte dhera në rrethinat e Tiranës. Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se Klesti Çela është drejtor i Mjedisit në IKMT dhe ka shkuar në zyrën e Fatmir Metës bashkë me tre persona të tjerë, dhe pas një debati të shkurtër verbal, e kanë qëlluar këtë të fundit me grushte, shkelma e qyta pistolete. Ngjarja është në përmasat e skandalit sepse bëhet fjalë për një nga Inspektoriatet më të rëndësishme të shtetit dhe drejtorët rrihen brenda institucionit, mes tyre, me qyta pistoletash....