Plagosje në Lezhë/ I riu godet me thikë dy persona, arrestohet nga policia
Një plagosje e lehtë është shënuar në Lezhë. Policia arreston në flagrancë autorin e ngjarjes. Burime tregojnë se i riu ka goditur me mjet prerës (thikë) dy persona, të cilët po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Lezhës, jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariatin e Lezhës dhe po jep dëshminë në lidhje me ngjarjen. Ndërkaq, policia ka sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, mjetin prerës (thikë). Top Channel
Burimi:
top-channel.tv