Plagosje në Lezhë/ 40-vjeçari godet me thikë dy persona, arrestohet nga policia
Burime tregojnë se 40-vjeçari D.K. ka goditur me mjet prerës (thikë) dy persona, të cilët po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Lezhës, jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariatin e Lezhës dhe po jep dëshminë në lidhje me ngjarjen. Ndërkaq, policia ka sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, mjetin prerës (thikë). Njoftimi i policisë: Lezhë/Plagosi lehtë në dorë me mjet prerës dy shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar. Në ishull-Lezhë, në ambientet e një berberhane, shtetasi D. K., 40 vjeç, është konfliktuar me pronarin e objektit, shtetasin R. Sh., 24 vjeç. Gjatë konfliktit janë përfshirë edhe shtetasi B. D., 35 vjeç (daja i pronarit), si dhe shtetasi A....
Burimi:
top-channel.tv