Plagosje me thikë pas përleshjes te ura e Librazhdit, arrestohen autori dhe personi që fshehu armën!
Një plagosje e rëndë me thikë ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Librazhd, me pasojë një 46-vjeçar të plagosur. Krimi ka pasur motive të dobëta dhe në të dyshohet se janë përfshirë të paktën 4 persona, dy prej të cilëve çift bashkëshortësh që kanë ndihmuar autorin. Policia e Elbasanit bëri sot me dije se ka arrestuar autorin 75-vjeçar të plagosjes me thikë, H.D., banues në Librazhd. Gjithashtu prangosi edhe A.H., 48 vjeç, që e ndihmoi duke fshehur armën, si dhe procedoi bashkëshorten e këtij të fundit që nuk tregoi krimin. Nën procedim u mor edhe personi i dëmtuar, 46-vjeçari S.M. I dëmtuari po merr mjekim në spital sipas policisë vendore. Njoftimi i Policisë së Elbasanit: “Plagosi me thikë, një 46-vjeçar, gjatë...
Burimi:
sot.com.al