Plagosje me thikë në Durrës, 45-vjeçari në gjendje të rëndë, i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Plagosje me thikë në Durrës, 45-vjeçari në gjendje të rëndë, i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Një 45-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti çasti në zonën e Plazhit në Durrës. Korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi raporton se i lënduari, i cili është taksist, është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, ku po i nënshtrohet ndërhyrjes. Paraprakisht thuhet se i plagosuri është rreth 45 vjeç nga Tirana. Ngjarja ka ndodhur në sektorin “Hekurudha” të plazhit të Durrësit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.   Top Channel