Plagosja me thikë e të miturit, nxënësit protestojnë para Komisariatit të Delvinës: Situatë e përsëritur, nuk ndihemi të sigurt
Pamje nga protesta e nxënësve SARANDË- Nxënësit e gjimnazit “Sulejman Delvina” kanë dalë sot në protestë para Komisariatit në Delvinë pas plagosjes së të miturit jashtë ambienteve të shkollës. Dy nxënësit të moshës 16 dhe 15- vjeçare u konfliktuan e njëri-tjetrin, ku sherri degradoi me përdorimin e thikës. Si pasojë, 16-vjeçari është plagosur në shpatull. Nxënësit shprehen se situata problematike në shkollë është denoncuar disa herë më parë në drejtori, por pa u marrë masa konkrete për ta parandaluar përshkallëzimin e saj. Ata shprehen se nuk është ndërhyrë në kohë për të parandaluar incidentin. Më tej, nxënësit shtojnë se 15-vjeçari ka marrë leje për të dalë nga shkolla dhe ka shkuar në shtëpi për të marrë thikën. “Ai djali 15 vjeç ka dalë nga shkolla,...
Burimi:
zeri.ai