Plagosja me armë zjarri e 34-vjeçarit në ‘Rrugën e Kavajës’, ja kush është personi që qëlloi Akil Kokaxhiun

Plagosja me armë zjarri e 34-vjeçarit në ‘Rrugën e Kavajës’, ja kush është personi që qëlloi Akil Kokaxhiun

10 minuta pasi Egli Pashollari u vra me thikë, një tjetër ngjarje ë rëndë ndodhi në kryeqytet. Akil Kokaxhiu mbeti i plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri në Rrugën e Kavajës në kryeqytet. Siç raporton Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, autori i të shtënave dhe plagosjes së Akil Kokaxhiut ishte Besjar Ferazini. Përplasja nisi në një restorant në rrugën e Kavajës, ku Kokaxhiu ka qenë duke drekuar me të fejuarën. Të dy kanë debatuar me fjalë e më pas Besjar Ferazini ka nxjerrë armën dhe e ka goditur Akil Kokaxhiun në bark. Top Channel