Plagosja e studentes në zonën e Saukut/ Zbardhen detaje: Autori e qëlloi në hotel, në spital e transportuan punonjësit

Plagosja e studentes në zonën e Saukut/ Zbardhen detaje: Autori e qëlloi në hotel, në spital e transportuan punonjësit

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja që ka ndodhur gjatë natës në zonën e Saukut. Mësohet se e reja, e cila është studente në Tiranë ndodhej në hotel bashkë me autorin. Për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre ka ndodhur një sherr dhe autori e ka qëlluar me armë brenda në hotel. Më pas është larguar menjëherë nga aty. E plagosura është ndihmuar nga punonjësit e hotelit që të shkojë në spital. Ndërkohë që forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje për të zbardhur rastin.