Plagosja e policit, dy vëllezër të dyshuar si autorë/ Efektivi për fqinjin që ishte i shoqëruar: Jemi shok fëmijërie
Zbardhen detaje të reja në lidhje me plagosjen e efektivit të policisë, Anxhelo Kumaraku. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se autorë të dyshuar janë dy vëllezër që dyshohet se kanë pasur një konflikt për borxh me fqinjin e policit. Në kohën e ngjarjes, Kumaraku ka qenë i shoqëruar nga fqinji i tij, i cili kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’. Para rreth 5 muajsh për këtë konflikt ai i ka dhunuar vëllezërit dhe në shenjë hakmarrje ata dyshohet se kanë tentuar ta qëllojnë mbrëmjen e së dielës, por plumbat kapën policin. Ne momentin e ngjarjes ata kanë qenë në rrugicën e shtëpisë. Sakaq polici ka deklaruar se me personin që ishte objektiv janë shok fëmijërie. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv