Plagosja e babë e bir në Greqi, lokali në pronësi të ‘fantazmës’ nga Vlora, pjesë e grupit të Aleksandër Sadikajt

Plagosja e babë e bir në Greqi, lokali në pronësi të ‘fantazmës’ nga Vlora, pjesë e grupit të Aleksandër Sadikajt

andon salati dhe negri sinovarfaj GREQI- Detaje të reja kanë dalë në dritë, nga plagosja që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Greqi, ku morën plagë me armë zjarri babë e bir, të cilët u raportuan nga mediat greke si pronarë të një lokali. Lokali “O gyros tou asyrmatou”, ku ndodhi edhe plagosja e dyfishtë mëngjesit e sotëm, rezulton të jetë pjesë e dosjes “Sky ECC” në Greqi, ku në dhjetor 2024 u arrestuan 24 persona, mes të cilëve 14 shqiptarë, si pjesë e disa grupeve kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës por edhe në ngjarje të rënda kriminale. Konkretisht, lokali “O Gyros tou Asirmatou”, ku u plagos 39-vjecari Negri Sinovarfaj dhe babai i tij 70-vjeçar, sipas dosjes së...