Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë pas sulmit me breshëri në biznesin e tij, reagon policia
Një 30-vjeçar ka ngelur i plagosur mbrëmjen e kësaj të diele pas një sulmi me breshëri në një berberhane në Lezhë. Për këtë ngjarje ka reaguar dhe policia, duke thënë se Sokol Daci është transportuar në spital dhe po merr ndihmë nga mjekët. Reagimi i policisë: Rreth orës 21:00, salla operative e DVP Lezhë është njoftuar se në qendër të fshatit Rrilë, Lezhë, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, ku ka rezultuar se ka mbetur i plagosur shtetasi S. D., 30 vjeç, banues në Rrilë. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi S. D. ndodhej në biznesin e tij në momentin kur është qëlluar...
Burimi:
top-channel.tv