Plagosja e 18-vjeçares në hotelin në Tiranë, gjykata lë në burg të dashurin e saj, lirohen dy persona të tjerë

Plagosja e 18-vjeçares në hotelin në Tiranë, gjykata lë në burg të dashurin e saj, lirohen dy persona të tjerë

Gjykata e Tiranës ka lënë burg Erisjaldo Gjutë, të dashurin e 18-vjeçares, Natalia Murati, e cila u plagos me armë zjarri në dhomën e hotelit “Gjuta” në zonën e Saukut në Tiranë. Sipas vendimet të gjykatës është liruar Valdimir Gjuta, xhaxhai i 22-vjeçarit si dhe nëna e tij, Mirvete Gjuta, ndaj të cilëve gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. I dashuri i 18-vjeçares akuzohet për “Moskallëzim të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ndërkohë në kërkim janë Sajmir Gjuta 49 vjeç babai i 22-vjeçarit dhe kushëriri Elvir Gjuta 24 vjeç, të akuzuar për “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Top Channel