Plagosi me thikë vajzën dhe një kalimtar në Durrës, merr fund arratia, arrestohet 56-vjeçari

Plagosi me thikë vajzën dhe një kalimtar në Durrës, merr fund arratia, arrestohet 56-vjeçari

vendngjarje DURRËS- 56-vjeçari Mikel Ndoj, i cili plagosi me thikë vajzën e tij 24-vjeçare dhe një kalimtar të rastit, është arrestuar nga policia e Durrësit vetëm disa orë pas ngjarjes. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.12 të qytetit, ndërsa sipas burimeve shkak është bërë refuzimi i vajzës Xhesika Ndoj për t'u mos u bashkuar me të atin. Pra 6 vitesh, prindërit e vajzës ishin divorcuar për shkak të dhunës në familje dhe 56-vjeçari ishte larguar në Itali. Ndoj rezulton një person me precedent penal në shtetin Italian për dhunë, vepër për të cilën kishte kryer edhe disa vite burg. Mirëpo, së fundmi ai ishte rikthyer për t'u ribashkuar me familjen, gjë që është kundërshtuar nga e reja. Kaq ka mjaftuar që...