Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Berat, ku një shtetas është plagosur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas informacioneve zyrtare, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Barrikadë” një person ishte plagosur me mjet prerës, shërbimet e Policisë kanë reaguar me shpejtësi duke shkuar në vendngjarje dhe duke nisur hetimet. Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit A. T., 39 vjeç, banues në Berat, i cili u vu në pranga. Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, A. T. ka plagosur me thikë shtetasin D. N., 48 vjeç. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut...