Plagosi me thikë një 46-vjeçar, arrestohet autori i dyshuar nga Librazhdi, procedohet edhe bashkëshortja
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, menjëherë pas njoftimit për konfliktin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në afërsi të urës së qytetit të Librazhdit, organizuan punën për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë. Njoftimi i policisë: Plagosi me thikë, një 46-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga. Vihet në pranga dhe një 48-vjeçar, pasi dyshohet se ka fshehur thikën dhe nuk ka njoftuar Policinë, për ngjarjen. Procedohen penalisht bashkeshortja e 48-vjeçarit, e cila dyshohet ka bashkëpunuar për të fshehur thikën e përdorur për plagosjen, dhe shtetasi i dëmtuar, pasi të dy kanë refuzuar të japin informacione për rrethanat e ngjarjes. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, menjëherë pas njoftimit për konfliktin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në afërsi...
Burimi:
kohajone.com