Plagosi me mjet prerës dy persona, shpallet në kërkim autori/ Njëri prej të lënduarve ende nën kujdesin e mjekëve

Plagosi me mjet prerës dy persona, shpallet në kërkim autori/ Njëri prej të lënduarve ende nën kujdesin e mjekëve

Dy persona kanë mbetur të plagosur një ditë më parë në Tiranë. Autori është shpallur në kërkim, ndërsa njëri prej të plagosurve mbetet ende nën kujdesin mjekësor. “Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin J. M., pasi dje, në rrugën “Besëlidhja”, gjatë një konflikti, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit E. V. dhe A. P. Shtetasi E. V. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi A. P., pas marrjes së mjekimit, kaloi në banesë”, thuhet në njoftimin e bluve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.   Top Channel