Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar/ Në pranga 42-vjeçari në Durrës, arrestohet në flagrancë edhe bashkëpunëtori që e ndihmoi të largohej nga vendngjarja

Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar/ Në pranga 42-vjeçari në Durrës, arrestohet në flagrancë edhe bashkëpunëtori që e ndihmoi të largohej nga vendngjarja

Është vënë në pranga një 42-vjeçar në Kavajë pasi plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta. Në pranga është vënë 42-vjeçari Pleurat Mustafa dhe Agim Çelhyka, i cili dyshohet se e ka ndihmuar autorin të largohej nga vendngjarja, duke e transportuar me automjet drejt Durrësit. Njoftimi: Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u identifikua, u lokalizua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i ngjarjes. Në pranga edhe shtetasi që e ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes. Pas disa orësh kërkime, Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën autori dyshohet se kreu plagosjen....