Plagoset me thikë pronari i një agjencie udhëtimesh në Kavajë, ndalohet autori

Plagoset me thikë pronari i një agjencie udhëtimesh në Kavajë, ndalohet autori

FOTO ILUSTRUESE KAVAJË-Një plagosje me thikë raportohet të ketë ndodhur në Kavajë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2 të Kavajës, ku i plagosur  ka mbetur Artur Ligeja, pronar i një agjencie udhëtimesh dhe disa bizneseve të tjera. Mësohet se autori ka hyrë në një nga bizneset e të plagosurit, Artur Ligeja, dhe nuk ka pranuar të dalë jashtë. Autori është arrestuar ndërsa, i plagosuri raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.