Plagoset me thikë 30-vjeçari në Kamëz, paraqitet vetë në spital për të marrë ndihmë
Rreth orës 13:40, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi J. M., rreth 30 vjeç, i dëmtuar në dorë, jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Trekatshet” Kamëz. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të tij. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv