Plagoset me thikë 26-vjeçari në Tiranë, arrestohet autori
FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Një 26-vjeçar është plagosur me thikë ditën e sotme nga një bashkëmoshatar në rrugën “Mine Peza”, Tiranë. Sipas Policisë, 26-vjeçar S.V ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, A.C., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. I riu u arrestua nga Policia, ndërsa ndaj shtetasit A. C. u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, e cila e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”./ZËRI
Burimi:
zeri.ai