Plagosen me thikë tre të rinj në Bulqizë, përfundojnë në Spitalin e Traumës

Plagosen me thikë tre të rinj në Bulqizë, përfundojnë në Spitalin e Traumës

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Bulqizë. Tre të rinj, rreth moshës 22–26 vjeç janë plagosur me thikë në rrethana ende të paqarta. Si pasojë ata janë transportuar në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore, ndërsa sipas informacioneve, njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Deri tani nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, apo identiteti i tre të rinjve.