Plagosën me thikë në dorë të miturin, pranga çiftit të të moshuarve në Sarandë

Plagosën me thikë në dorë të miturin, pranga çiftit të të moshuarve në Sarandë

Një incident është regjistruar në Sarandë, ku një çift i moshuar kanë plagosur me thikë në dorë një të mitur. Për pasojë janë vënë në pranga shtetasit L. B., 79 vjeç, dhe P. B., 73 vjeçe dhe është proceduar djali i tyre 39 vjeç, pasi dyshohet se ka kërcënuar me thikë shtetasin e mitur. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit L. B., 79 vjeç, dhe P. B., 73 vjeçe, bashkëshortë, banues në Sarandë, pasi dyshohen se për motive të dobëta, kanë dëmtuar me mjet prerës (thikë), në pjesën e dorës, një shtetas të mitur, si dhe nuk janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për shoqërim. Në kuadër të këtij rasti është proceduar penalisht edhe shtetasi E....