Plagosën me armë dy persona në Kukës, vetëdorëzohen vëllezërit e shpallur në kërkim

Plagosën me armë dy persona në Kukës, vetëdorëzohen vëllezërit e shpallur në kërkim

Sipas njoftimit të djeshëm të Policisë, të plagosur kanë mbetur shtetasit Amarildo Cena, 36 vjeç, dhe Sadik Kapica, 65 vjeç. Njëri prej tyre është qëlluar me armë zjarri dhe ka pësuar plagë në kofshë, ndërsa tjetri është dëmtuar në kokë pasi është goditur me qytën e armës. Njoftimi: Policia e Kukësit ka vijuar veprimet hetimore dhe kontrollet për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme dhe për kapjen e 2 autorëve të dyshuar të shpallur në kërkim. Si rezultat i kontrolleve të Policisë dhe nga pamundësia për t’u larguar, 2 vëllezërit e shpallur në kërkim për këtë ngjarje, janë vetëdorëzuar. Në vijim të veprimeve procedurale, pas komunikimit me prokurorin e gatshëm, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasin N. I.,...