Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Pjesë nga relacioni i SPAK për Belinda Ballukun, paraqitur sot në Këshillin e Mandatëve
Sipas relacionit të SPAK dërguar Kuvendit të Shqipërisë, ndaj zëvendëskryeministres , Belinda Balluku, duhet kërkuar një masë më e rëndë, për shkak se situate penale është rënduar, duke qenë se ajo dyshohet se ka manipuluar të paktën 11 tendera dhe rrezikon që të kryejë krime më të rënda për shkak të personalitetit të saj. Në relacionin e përmbledhur dorëzuar në Kuvend, Prokuroria thotë se përmes metodave speciale të hetimit ka zbuluar se Balluku i ka bërë presion një prej vartësve të saj, edhe pasi është marrë e pandehur dhe ende nuk ishte pezulluar nga detyra. Ndodhur në këto kushte, vlerësohet se ekzistojnë kushtet dhe kriteret për zëvendësimin e masave të sigurimit. “Pasur parasysh parashikimet e neneve 228, 229, 230, 237, 238, 260 të Kodit të...