Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Pjesë e një grupi që trafikonte kokainë, SPAK dërgon për gjykim dy persona/ EMRAT
SPAK ka dërguar për gjykim Maksim Ndocin dhe Juljan Kollçakun, të akuzuar për trafikim të narkotikëve në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Dy të pandehurit akuzohen për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, të parashikuara nga nenet. Procedimi penal ka nisur mbi bazën e një kërkese nga Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Firences Drejtoria Distriktuale Antimafia, e cila po hetonte një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të kokainës, me veprimtari në Shqipëri, Itali, Amerikën Latine, Ekuador dhe Panama. Hetimet italiane nisën pas një operacioni të Guardia di Finanza në Livorno, në mars të vitit 2021, ku u identifikuan shtetas shqiptarë të kapur në flagrancë gjatë nxjerrjes së një ngarkese kokaine të ardhur nga Amerika Latine....