“Pjesë e këtij dëmi fatal, ishte edhe lënia e partisë pa vulë”/ SHBA i heq “Non Gratën” Berishës, Baçi: Fitore për PD
Një komplot i mirëkoordinuar ndërkombëtar dhe i brendshëm synoi asgjësimin total të Partisë Demokratike dhe liderit të saj historik. Goditja masive nuk ishte thjesht një sulm individual ndaj një personaliteti, por një plan i mirëmenduar për të gjunjëzuar të gjithë demokratët, i cili tashmë po zbardhet plotësisht. Në këtë skenar të paimagjinueshëm, pretendohet se janë përfshirë aktorë të niveleve më të larta botërore dhe vendase. Në një intërvistë televizive deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka bërë deklarata të forta mbi një sulm të organizuar me qëllim dobësimin e opozitës në Shqipëri. Për të realizuar këtë goditje, ky grupim thuhet se ka bashkëpunuar ngushtë edhe me ish-kryetarin e Partisë Demokratike të asaj kohe, i cili veproi në unison me qeverinë për të dëmtuar nga brenda...
Burimi:
sot.com.al