Pjesë e grupit që grabitën një bankë para 4 vitesh, arrestohet 22-vjeçari në Shkodër

Pjesë e grupit që grabitën një bankë para 4 vitesh, arrestohet 22-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 22-vjeçar, i dënuar me 10 vite burg për grabitje të një banke. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2022, ku i riu, në atë kohë 18 vjeç, së bashku me dy persona të tjerë, hynë të maskuar dhe të armatosur në një bankë në Koplik ku vodhën një shumë të konsiderueshme monetare. “22-vjeçari dhe 2 bashkëpunëtorë të tij, në vitin 2022, hynë të armatosur dhe të maskuar në një bankë në Koplik dhe vodhën një shumë të konsiderueshme parash. Si rezultat i kontrolleve intensive të krera nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Operacionale”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:...