Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës

Gjykata e Posaçme e Apelit ka marrë sot vendimin për ankimimin e zyrtares së Policisë së Shtetit, Ervina Gjana, në lidhje me sekuestrimin e sendeve personale që lidhen me një hetim që SPAK po zhvillon për dosjen penale të AKSHI-t. Sipas njoftimit, trupa gjyqësore e kryesuar nga Florjan Kalaja mori vendimin që të pranonte pjesërisht kërkesën në fjalë, duke ndaluar publikimin e të dhënave që lidhen me materialet e sekuestruara dhe që i përkasin ankimuesit. Shkalla e parë e GJKKO-së kishte marrë vendimin për sekuestron e këtyre materialeve që SPAK i cilësonte me rëndësi për hetimin. Vendimi i Apelit të GJKKO: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Florjan Kalaja, sot më datë...