Pjesë e grupit kriminal për mashtrim me call center, ekstradohet 35-vjeçari: Shkaktoi 187 mijë euro dëm

Pjesë e grupit kriminal për mashtrim me call center, ekstradohet 35-vjeçari: Shkaktoi 187 mijë euro dëm

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Eltion Logu, 35 vjeç, është ekstraduar nga Gjermania,  i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal që mashtruan qindra gjermanë përmes platformës së Call Center-ave. Njoftimi i policisë: Pjesëtar i një grupi kriminal që nëpërmjet mashtrimit në call center, iu shkaktoi qytetarëve, rreth 187 000 euro dëm, ekstradohet nga Gjermania, 35-vjeçari. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Wiesbaden, në vijim të operacionit të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Gjermania në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. L., 35 vjeç, të lindur në Tropojë. Në muajin korrik 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar këtij shtetasi, masën e...