Pjesë e grupit kriminal për mashtrim me call center, ekstradohet 35-vjeçari, 187 mijë euro dëm

Pjesë e grupit kriminal për mashtrim me call center, ekstradohet 35-vjeçari, 187 mijë euro dëm

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Eltion Logu, 35 vjeç, është ekstraduar nga Gjermania, i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal që mashtruan qindra gjermanë përmes platformës së Call Center-ave. Logu së bashku me anëtarët e tjerë të grupit nëpërmjet mashtrimit u shkaktuan qytetarëve gjermanë një dëm ekonomik rreth 187 000 euro. Në korrik të vitit 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kishte caktuar ndaj 35-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, e kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Nga hetimet rezulton se Eltion Logu, së bashku me persona të tjerë, të organizuar si grup, përmes një Call Center-i të zbuluar në vitin 2024, kanë kryer 17 raste dhe tentativa mashtrimi kompjuterik. Njoftimi i policisë:...