Pjesë e aferës së AKSHI-t! 8 telefona dhe 2 laptopë të sekuestruar, Apeli jep vendimin për zyrtaren e policisë Ervina Gjana
Ervina Gjana TIRANË-Gjykata e Posaçme e Apelit ka dhënë sot vendimin për ankimimin e zyrtares së Policisë së Shtetit, Ervina Gjana, në lidhje me sekuestrimin e sendeve personale që lidhen me një hetim që SPAK po zhvillon për dosjen penale të AKSHI-t. Në ankimin e paraqitur, Gjana ka kërkuar kthimin e sendeve të sekuestruara, duke pretenduar se sekuestrimi është kryer në mënyrë të paligjshme. Apeli i GJKKO ka vendosur të ndryshojë pjesërisht vendimin e shkallës së parë, duke pranuar ankimin vetëm në një pjesë të tij. Në banesën e Gjanës u sekuestruan 8 telefona celularë dhe dy laptopë dhe Apeli vendosi të kthejë disa nga pajisjet. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Florjan Kalaja,...
Burimi:
zeri.ai